Inter triumfoi në aktin e parë përballë Atletico Madrid, por Simone Inzaghi nuk feston plotësisht, i vetëdijshëm se duhet një tjetër sfidë e madhe për të kaluar një rival si Atletico:

“Ishte një paraqitje e madhe nga ana e djemve, ishin të shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Më vjen keq vetëm që fituam 1-0 pasi në Madrid do të jetë me të vërtetë shumë e vështirë. Jam i lumtur edhe për Arnautovic, për mënyrën se si u fut në lojë, por dhe për punën e bërë gjatë stërvitjes. Në këto gjashtë muaj kemi bërë shumë, por tani vjen pjesa më e vështirë. Më pëlqen mënyra se si luan ekipi, por e dimë gjithashtu për vështirësitë që na presin përpara”, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.

Simeone
Simeone

Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Diego Simeone, mbi të gjitha mënyra se si luajti ekipi i tij: “Nuk mund t’i lejojmë një ekipi të fortë si Inter kaq shumë raste. Nuk mund t’i japim kaq shumë mundësi një ekipi që del shumë mirë përpara. Gjithsesi, për tej asaj që dhuruam këtu, tani duhet të punojmë shumë për ndeshjen e kthimit, për të kaluar këtë turn. Kemi mjaftueshëm kohë për të përgatitur si duhet këtë ndeshje, shpresoj që të rikthehen të gjithë sulmuesit, jo vetëm Morata”, u shpreh Simeone pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb