Zbardhen të tjera detaje në lidhje me grabitjen e pikës së këmbimit valutor në ambientet e qendrës tregtare “Concord” në Tiranë, ku një person i armatosur vodhi një sasi lekësh.
Gazetarja Xhensila Kodra raportoi në një lidhje live për News24, se autori kishte hyrë si klient në këtë pikë të këmbimit, ndërsa ishte i vetëm kur hyri në këtë biznes. Sipas kamerave të sigurisë, autori me anë të një arme ka kërcënuar punonjësin e Exchange-s dhe ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar nga aty me një motor.
Po ashtu gazetarja ka siguruar dhe foton e autorit në momentin e grabitjes, teksa shfaqet i veshur me të zeza, xhup dhe kapuç të zi. Aktualisht policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e tij.
