Kosova do të presë në shtëpi Turqinë, në finalen e Play off të Botërorit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka uruar suksese dardanëve, në këtë mbrëmje shumë të rëndësishme.

“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”- Shkruan Presidenti Begaj. Në Kosovë për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të ketë shumë personalitete të larta edhe të Shqipërisë. Sfida nis në orën 20.45.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb