Torino mundi 2-0 Lazion në Serie A. Për Torinon zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli.
Përformanca e Ismajlit u vlerësua me notën 7 nga Tuttomercatoweb. “Ai ndërton një mur kundër Ratkovit dhe më pas kundër Noslinit, duke i prerë manovrat sulmuese kundërshtarëve. D’Aversa i beson atij çelësat e mbrojtjes dhe ai përgjigjet me vendosmëri”- shkruan Tuttomercato.
