Zyrtarizimi është thjesht një formalitet. Granit Xhaka do të jetë lojtar i Arsenalit deri në vitin 2025.

Mediat britanike e quajnë të përfunduar marrëveshjen mes palëve dhe sipas tyre, bie përfundimisht “pista” Roma.

28-vjeçari me origjinë shqiptare u kërkua me ngulm nga kryeqytetasit e italisë këtë merkato, pasi ishte dëshira e Jose Mourinhos. Por mesa duket, mesfushori do të qëndroj në një tjetër kryeqytet, atë anglez.

Me kontratën e re pritet të rritet ndjeshëm dhe rroga e tij. Ndërkohë, ai do të mbetet kapiten i “Gunners”, së paku edhe këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: