E ardhmja e Kristal Abazaj te Kukësi është kthyer në një triller të vërtetë. Për të ngritur më shumë dyshime mendojnë mediat belge, të cilat zbulojnë një tjetër skenar të mundshëm për sulmuesin në merkaton e dimrit. Duke qëndruar në atë që raporton “voetbalbelgie.de”, Abazaj mund të kthehet që janar te Anderlehcht dhe menjëher të shitet përfundimisht në një tjetër skuadër.

Abazaj
Abazaj

Futbollisti është në pronësi të klubit të madh belg që e bleu atë për 200 mijë euro nga Luftëtari. Aventura në Jupiler League nuk ishte e mirë për Abazaj, që më pas u huazua te Osijek në Kroaci, përpara se të kthehej në Superligë, këtë herë me Kukësin, ku duket se është kthyer sërish në formën e tij më të mirë.

Kukesi2
Kukesi2

Abazaj ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 6 asist në 15 ndeshje në këtë sezon, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlera e kartonit të tij është rritur në 550 mijë euro. Një arsye më shumë që Anderlecht të mbyllë më shpejt huazimin dhe të hyjë në tratativa për ta shitur përfundimisht në një tjetër skuadër. Një lajm i keq për Kukësin, që rrezikon të humbasë një nga pikat më të forta në repartin ofensiv.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb