Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Kuvendi sulmoi ashpër mazhorancën, ndërsa kujtoi skandalin Balluku.
Ai tha se mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut.
Balliu: Keni 20 pika në rend dite, por për çështjet për qytetarët i keni lënë në fund. A ka mundësi se kur mund t’i shohim këta njerëz? Këtë njeri q ka 12 vite që thotë se po qeverise mirë. Po mirë meqë ka qeverisur mirë, të vijë të bëjë debat. Këto akuza që iu hidhen dhe deputetëve të opozitës dhe çdo njeri nga kjo qeveri, kanë back-up pushtetin. Ka shumë prej jush që mezi flasin. Ne kur kërkojmë fjalën mezi na e jepni, kurse këta të tjerët bëjnë ça të duan. Sulmohet opozita dhe ne na tregojnë se kemi të pandehur?! Ku i kemi të pandehurit? Ku është ajo? Ku është ajo e pandehura që ka marrë 70% të buxhetit. Ju merreni, jo dhëndër jo stërdhëndër. Një njeri që nuk di se ku është! Edhe kur sulmohet opozita, ju duhet t’u kërkoni që të stopohen. Letra nuk keni, të vërtetën nuk e keni, fuqinë jo. Edhe sot mediat ndërkombëtare po ju flasin për ‘Kayon’ e Ballukut. Hiqini mor qafe hajdutët!”, tha ai.
