Mediat britanike i kanë kushtuar sërish një artikull shqiptarëve duke i quajtur “gangster”.

“Motra ime po qëndronte me mua në atë kohë, ajo ishte absolutisht e tmerruar. Nuk kishte polici rreth e rrotull që siguronte njerëzit për atë që po ndodhte”, ka thënë një britanikë për “My London” në lidhje me bandat shqiptare.

Më tej shtoi se ,në ato momente ishte duke u filmuar një video muzikore për bandën “Hellbanianz”. Grupi fitoi famë në vitin 2017 për këngët rep gangster në Instagram dhe YouTube, të cilat mburreshin për fitimin e shumave të mëdha parash nga tregtia e drogës dhe ndërmarrje të tjera kriminale.

Videot e tmerrshme muzikore me mitraloza janë vetëm një nga sfidat e të jetuarit në një pronë ku është vendosur një bandë famëkeqe, thuhet në shkrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb