Marrëveshje sekrete për përdorimin e bazës ushtarake marine në Pashaliman nga Erdogan e Turqia publikon ditët e fundit media greke. Megjithëse fillimisht lajmi kishte një hije teorie konspiracioni, ditën e sotme mjaft media të mëdha greke, si gazeta “Estia”,  kanali televiziv ANT1, gazeta “Real News”, emisionet “enikos.gr”, gazetat elektronike flash.gr, aftodioikisi.gr etj., referohen me tituj të mëdhenj në bazën ushtarake turke që do të vendoset në brigjet e Vlorës e që do i sigurojë Turqisë daljen në Egje.

Konkretisht, media greke bën të ditur se kryeministri shqiptar Edi Rama është thuajse gati të lejojë Turqisë përdorimin e bazës ushtarake marine së Pashalimanit.  Diskutimet mes Edi Ramës dhe Tagip Erdogan kanë filluar që në takime të mëparshme, në kuadrin e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve në sferën e Mbrojtjes. Në reportazhin e medias greke bëhet e ditur se Kuvendi i Shqipërisë javën e parë të Majit ka ratifikuar në seancë plenare marrëveshjen e bashkëpunimit financiar dhe ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe protokollin zbatues në lidhje me asistencën financiare mes dy vendeve.

Ndërsa, në vijim referohet se kjo mbështetje parashikon shërbime speciale ekskluzivisht nga Turqia, duke krijuar një marrëdhënie të varur, në një periudhë kur Shqipëria, nga ana tjetër, kërkon të vijojë me negociatat për pranimin në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb