GREQI- Ndërkohë që Mekanizmi për Stabilitetin Europian, miratoi këstin e parë të ndihmës për Greqinë, duke i dhënë dritë jeshile lëvrimit të tij, mediat greke shkruajnë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në vend është çështje orësh.

Sipas mediave, kryeministri Aleksis Tsipras do të takojë sot në 14:00 me orën lokale, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe partisë në kryeministri, takim ku pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme dhe të shpallet data e tyre. Sipas mediave greke, këto zgjedhje mund të zhvillohen më 13 ose 20 shtator.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim të tillë, por më herët Tsipras paralajmëroi se me miratimin e marrëveshjes me kreditorët, do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, për shkak të kundërshtive që ka hasur në gjirin e partisë së tij.
(m.k/News24/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: