Mediat greke shkruajnë se personi i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në Rinas është Admir Murataj.

Sipas mediave helene Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Megjithatë ky informacion mbetet për t’u verifikuar pasi emri i personit të vrarë gjatë grabitjes në Rinas nuk është bërë publik ende nga policia shqiptare.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb