Mediat italiane kanë publikuar sot detaje lidhur me kapjen në Itali të dy shqiptarëve të kërkuar në kuadër të 50 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për disa krime të rënda.

E ndërsa që në orët e para të mëngjesit të së shtunës rreth 400 burra nga të gjitha forcat e policisë ishin në terren për të garantuar vizitën e Papa Frencskut në Verona, Policia Veroneze arrestoi dy shtetas shqiptarë të përfshirë në disa klane kriminale shqiptare që luftonin njëri-tjetrin për arsye epërsie territoriale. Ata ishin në kërkim ndërkombëtar për akuzat e bashkimit kriminal, vrasjes, korrupsionit të zyrtarit publik, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

20 orë operacione, të koordinuara nga Njësia FAST-SIRENE e Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe shumë urdhër-arreste të ekzekutuara, katërmbëdhjetë në Shqipëri, gjashtë në vende të tjera evropiane dhe dy në Itali, në Verona.

Dy të arrestuarit u kapën nga agjentët e Skuadrës Fluturuese të Veronës të shtunën, ndërsa besimtarët e pritën emocionalisht Papa Françeskun dhe atmosfera në Verona ishte një atmosferë festimi dhe qetësie. Të dy ishin tashmë në arrest shtëpiak për procedime të tjera kundër tyre, njëri prej tyre, një shqiptar 49 vjeçar, u kap menjëherë nga policia, ndërsa tjetri, një 36 vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, ishte arratisur nga arresti shtëpiak, por falë kërkimeve të aktivizuara menjëherë nga agjentët e Skuadrës Fluturuese, ai përfundoi në pranga.

Dy të shpallurit në kërkim ndodhen tashmë në burg në Montorio, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb