KOSOVA

Mediat kosovare raportojnë se më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme. Koha.Net raporton me burime nga presidenca kosovare se Vjosa Osmani e ka vendosur tashmë datën e mes shkurtit.

Duket se Kosova do të ketë rreth 1 muaj kohë që të përgatitet për zgjedhjet teksa sot Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin e plotë të vendimit për rrëzimin e qeverisë Hoti pas pavlefshmërisë së votës nga deputeti Etem Arifi, i cili ishte i dënuar.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani kishte paralajmëruar se me t’u publikuar aktgjykimi i plotë i vendimit, ajo do shpallte datën, dhe duket se i janë dashur vetëm disa orë për ta vendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: