TIRANE – Mediat kanë përhapur lajmin se Ledion Liço mund të marrë drejtimin e Top Channel, pas largimit të drejtuesit kryesor, Enkelejd Joti, i njohur si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Dritan Hoxhës.

Me ikjen e Jotit, duket se i është hapur rrugë promovimit të miqve të afërt të trashëgimtarëve. Dy janë emrat kryesorë që u lakuan jo vetëm në media, por edhe korridoreve të Top Channel, si kandidatët që kanë marrë përsipër zëvendësimin e Enkelejd Jotit.

I dashuri i Sarës, Ledioni dhe regjisori i Top Fest, i afërt me Lori Hoxhën, dhe Ardit Roshi. Djemtë, kanë shfaqur hapur ambicien për të drejtuar televizionin. 29-vjeçari Ledion Liço nuk ka kursyer tonet e forta kritike kundër prodhimeve aktuale, të cilat thuhet se i ka transmetuar deri në mbledhjet e bordit.

Nga ana tjetër, Ardit Roshi duket më i tërhequr. Pavarësisht mbylljes së emisionit të tij Pop Channel, 30-vjeçari siç duket ka punuar fort për t’u gjendur në krah të Lori Hoxhës, duke fituar pozicionin e të preferuarit të trashëgimtares, miqësi e cila me gjasë do të shpërblehet në momentin e duhur.
ledio
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: