Sipas tabloikut ‘The Sun’ Manchester City po përgatit një ofertë prej 56 milionëve për Joao Cancelon. Citizens po kërkojnë që t’i sjellin një rival në ekip, Kylie Walkerit. Gazeta shpjegon se lojtari do të zëvendësojë Danilon, i cili mund të transferohet te Interi, ku mund të ketë më shumë hapësirë.
Portugezi 25-vjeçar i është iu bashkua Juventusit gjatë verës së kaluar nga Valencia në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh, pasi kishte kaluar periudhën e huazimit te Nerazurrët. Ai pati 34 paraqitje sezonin e kaluar, por për një kohë u la në stol nga ish-trajneri, Max Allegri.
BalkanWeb
