Foto teksa pozon me makina të shtrenjta, dalje në bare dhe restorante të shtrenjta, shqiptari Dijonis Biba nga veriu i Shqipërisë që jeton në Angli ka tërhequr vëmendjen e tabloidit britanik “Daily Mail“.

Por ajo çfarë iu ka bërë më shumë përshtypje mediave janë këshillat e tij për mënyrat sesi mund të futesh ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Reperi 20-vjeçar përdor YouTube për të shpërndarë njohjet e tij rreth hyrjes në Britani në mënyrë të paligjshme. Udhëzimet e tij, që thuhet të jenë parë mbi 100 mijë herë, përfshijnë këshilla sesi të përdorni ID false nëpër aeroporte që këto dokumente false nuk do të dedektohen, si dhe mënyrat sipas të cilave mund të kërkoni azil.

“Me origjinë nga veriu i Shqipërisë, 20-vjeçari ka një numër të madh ndjekësish nga vendlindja e tij. Biba ka publikuar foto të tijat duke pirë në taracën e The Shard, duke veshur rroba firmato dhe duke pozuar pranë makinave sportive. Ylli i hip-hopit po ashtu mban chate live nga Londra.”

Biba, sipas mediave britanike, e tregon hapur sesi u fut në Britani ilegalisht, dhe se çfarë e pret nëse zbulohet.

Madje, në një video të publikuar fillimisht në Instagram e më pas postuar në YouTube, ai përdori Google Map për t’i treguar rrugën një shoku që mori në Angli duke përdorur një ID italiane false.

“Mund të merrni karta rumune nga Spanja, dhe të niseni për në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë merrni një tjetër letërnjoftim të rremë që ju kushton 300 euro për të shkuar deri në Londër”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: