Pentagoni ka përgatitur prej javësh plane për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran, në rast se Donald Trump vendos të përshkallëzojë situatën.

Lajmi raportohet nga The Washington Post, e cila citon burime të njohura me diskutimet brenda administratës amerikane. Sipas tyre, bëhet fjalë për skenarë të kufizuar ushtarakë dhe jo për një pushtim të plotë në shkallë të gjerë.

Burimet bëjnë të ditur se opsionet e hartuara përfshijnë kryesisht inkursione të forcave speciale dhe angazhimin e trupave të këmbësorisë për operacione të targetuara, në vend të një ndërhyrjeje masive tokësore.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se përgatitja e skenarëve të tillë është pjesë e procedurave standarde. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se detyra e Pentagonit është të ofrojë të gjitha opsionet e mundshme për komandantin e përgjithshëm.

“Kjo nuk do të thotë që presidenti ka marrë një vendim,” u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë që situata të mbetet në fazën e vlerësimit strategjik.

Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa çdo vendim për përshkallëzim pritet të ketë ndikim të gjerë në stabilitetin ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb