Mediat kosovare shkruajne se Policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e Vetvendosjes, Albin Kurti.
“Express’ shkruan se arrestimi i ish-kreut të VV-së ka të bëje me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Kurti gjuajti gaz lotsjellës në sallë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.
“Sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-se, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe zyrtarët kompetent të Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar dhe te gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren ne baze te vendimit te prokurorit kompetent”, ka thënë për Express, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.
Ky veprim i tij, dërgojë në emergjencë për trajtim mjekësorë dy deputetët e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.
Pa ndjenja raportohet se ka mbetur edhe shefi i zyrës së BE’së, Samuel Zhbogar.
Ndryshe hedhja e gazit është vepër penale.
Bazuar në Kodin Penal, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.
“Armë, çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë.”, theksohet në Kodin Penal të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)
