Ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo është vënë në qendër të komenteve, pas një shkrimi të revistës portugeze “TV Guide”, e cila thotë se futbollisti ka tradhtuar të dashurën e tij, Xhorxhina Rodrigez.
Akuza vjen nga një 21-vjeçare e bërë e njohur në televizionet portugeze, e quajtur Natasha Sofia. Më herët këtë javë, ishte raportuar se Natasha Sofia kishte kaluar një natë me Ronaldon, ndërsa e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Ai e ka tradhtuar të dashurën. Rrallë flisnim për të, por ma tha kur ishim bashkë. Më tha se një prej arsyeve që qëndronin bashkë, ishte se ajo i trajton mirë djemtë e tij”- është shprehur ajo për revistën portugeze.


(d.d/BalkanWeb)
