Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Edi Ramës me presidentin frances, Emmanuel Macron dhe kreun e shtetit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një deklaratë të Donald Trump, teksa ky i fundit u shpreh se i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
Albanian PM jokes about Trump’s claim that he ended the war between ‘Azerbaijan and Albania’
‘You should make an apology to us,’ Rama tells Macron
‘Because you didn’t congratulate us for the peace deal that President Trump made between Albania and Azerbaijan’ pic.twitter.com/0bVbZ03dFW
— RT (@RT_com) October 2, 2025
Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende.
Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.
Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.
