Mediat serbe kanë publikuar sot disa deklarata të një tifozi të kombëtares që kanë të bëjnë me ndeshjen e kthimit Serbi-Shqipëri që pritet të luhet në vjeshtë. Sipas mediave serbe, tifozi Indrit Murati u ka kërkuar serbëve të mos vijnë në Shqipëri pasi në të kundërt do ti djegin dhe do të kthehen me arkivol në Serbi.
“Serbët, mos ejani tek shqiptarët, sepse ju nuk do të ktheheni të gjallë!” Ky është mesazhi i një tifozi të Kombëtares shqiptare të futbollit, Indrit Murati, në një intervistë për mediat lokale, raporton RTS.
“Ne kemi pritur që ti besojmë kundërshtarët tanë, si tradita jonë dikton, por ata na mashtruan, kështu që ne do ti presim për ta. Ne do ti mirëpresim si ata e meritojnë. Ne do ti mundim ata dhe do ti djegim gjysmën e tyre”, citojnë mediat serbe, intervistën e Indrit Muratit.
“Federata e Futbollit të Serbisë na ndaloi të shkojmë në Beograd, madje edhe lojtarët tanë u keqtrajtuan nga serbët. Unë i këshilloj nënat e tifozëve serbë që të mos i lënë bijtë e tyre të udhëtojnë në Shqipëri, se do kthehen në arkivol!”, ka thënë Indriti.
(m.k/BalkanWeb)
