Mediat në Serbi, si “Novosti”, të lidhura me presidentin Aleksandër Vuçiç, kanë raportuar se Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit serb.

Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.

Mediat serbe thonë se autoritetet lituaneze këtë vendim e kanë cilësuar “me ndjeshmëri politike për shkak të qëllimit të fluturimit”.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb