Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme për çështjet e sigurisë kombëtare dhe përballë zhvillimeve në rajon.
Në një reagim publik, Mediu deklaroi se Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vučić po përcaktojnë së bashku të ardhmen e shqiptarëve në Bashkimin Evropian si “vend dhe komb i dorës së dytë”.
Sipas tij, Serbia po rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake dhe po armatoset me sisteme ofensive, ndërsa e konsideron Shqipërinë kundërshtare ushtarake, duke pretenduar se marrëveshja mes Kroacia, Shqipëria dhe Kosova është bërë për të sulmuar Serbinë.
Mediu kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për heshtjen ndaj këtyre zhvillimeve.
“🔹Rama dhe Vucic “përcaktojnë së bashku të ardhmen e shqiptatëve në BE si vend dhe komb i dorës së dytë”
🔹Vucici armatoset me shpenzime marramëndëse në mbrojtje me armë ofensive dhe konsideron Shqipërinë kundërshtaren e saj ushtarake, me pretendimim absurd se marëveshja Kroaci-Shqipëri-Kosovë është bërë për të sulmuar Serbinë.
🔹Qeveria hesht, Rama hesht, Presidenti hesht. Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mblidhet.
🔹 Armatosja e Serbisë me sisteme sulmuese të ardhura nga Kina, në kombinim me bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me Rusinë, po krijon një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Heshtja ndaj këtij militarizimi vetëm sa rrit mundësinë e krizave dhe konflikteve të reja në rajon.
🔹Sjellja e Qeverisë Rama jo si qeveri e nj vendi anëtar i NATOs, por si vend i botës së tretë, ku siguria ska asnjë rëndësi në një kohë që ajo është sot cështja kryesore në NATO, BE dhe SHBA dhe në botë.
🔹I vetmi vend aleat i yni në NATO, Kroacia ngre sot shqetësimim për këto zhvillime, Shqipëria hesht.
🔹Për show pa asnjë shpjegim dhe analizë për të tërhequr vëmendje pa asnjë impakt kundër Iranit, Rama do shpall tani dhe jo kur u sulmua Shqipëria, Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terrroiste. Kjo as nuk ndikon aspak në rolin tonë si vend dhe si anëtar i NATOs, vetëm i shërben një politike butaforike të Ramës.
🔹Ne kemi konfliktin si shqiptarë në ballkan me aleancën e Rusisë-Kinës dhe Serbisë si aleancë antishqiptare, anti NATO dhe anti BE.”, shkruan Mediu në Instagram.
