Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në Kuvend ndaj ndryshimeve, siç tha ai, të njëanshme në komisionet parlamentare.
Ai paralajmëroi se ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë në vend.
Sipas Mediut, Shqipëria po drejtohet nga një pushtet absolut që rrezikon të thellojë korrupsionin. “Europa ka demokraci dhe jo autokraci,” u shpreh ai.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu: Jemi në një republikë kryeministrore. Fatkeqësisht vendi drejtohet nga një dorë. Pushteti absolut krijon korrupsion absolut. Ndryshimi i njëanshëm i komisioneve parlamentare është precedent i rrezikshëm. Europa ka demokraci dhe jo autokraci.
