Deputeti Fatmir Mediu, ka takuar ditën e sotme në ambientet Kuvendit të Shqipërisë ambasadorin e OSBE në Tiranë, Michel Tarran, me të cilin ka diskutuar për reformën zgjedhore dhe situatën politike në vend.

Mediu theksoi nevojën për një reformë që adreson problematikat e ngritura nga ODIHR dhe kërkoi qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa ambasadori

Tarran shprehu gatishmërinë e OSBE për të asistuar në proces.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha sot në ambientet e Kuvendit të Shqipëtisë me Ambasadorin e OSBE në Tiranë Michel Tarran dhe të diskutonim rreth situatës në Shipëri dhe vecanërisht për një reform zgjedhore që të adresojë problemet e ngrituar nga ODHIR për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Informova ambasadorin se reforma zgjedhore është e rëndësishme për të rikthyer parlamentarizmin dhe një demokraci ku vota e qytetarëve zgjedh deputetet me bindje se konkurimi është rruga më e drejtë në një garë elektorale.

Po ashtu shkëputjen e qeverisë nga ndërhyrja flagrante në procesin zgjedhor dhe manioulimin e tij në bashkëpunim me krimin dhe korrupsionin, paratë e pista dhe përdorimi i taksave për qëëlime elktorale për të blerë votat.

Për këtë është e nevojshme qeveria teknike dhe shembulli i Maqedonisë është rast domethënës se si qeveria teknike garnton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ambasadori konfirmoi se zyra e OSBE në Tiranë është e gatëshme të asistoj parlamentin për një reformë konsensuale dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të nderëshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb