Ambasadori i OSBE në Tiranë, Del Monaco, zhvilloi një takim ne zyrat e Partisë Republikane me kryetarin Fatmir Mediu.

Ambasadori shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.

Ai u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore.

Kryetari PR Mediu theksoi se” Politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve”.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave.

Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për Qeverinë Rama. Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit”- tha z.Mediu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb