Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të lartë, duke intensifikuar diskutimet mbi gjendjen politike dhe institucionale në Shqipëri.
Në qendër të bisedave kanë qenë problematikat e zgjedhjeve, krimit të organizuar, korrupsionit qeveritar dhe përdorimit politik të sistemit të drejtësisë, çështje për të cilat interesimi dhe shqetësimi i partnerëve amerikanë është rritur ndjeshëm pas seancave të fundit dëgjimore në Kongres.
Me përfaqësues të rëndësishëm të komiteteve kyçe të Kongresit, Mediu ka ndarë analizën dhe shqetësimet lidhur me rrezikun që paraqesin këto zhvillime për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri.
Reagimi:
Uashington DC
Gjatë vizitës në SHBA vazhdova takimet me miq në Kongres.
Mëngjes miqësor pune, me kryetarin e Komisionit për Europën Kongresmenin KeithSelf i cili organizoj seancën dëgjimore për Ballkanin, mikun Eduard Jospeh një nga dëshmitarët kryesor të kësaj seance në kongres, ku u theksua nevoja e vlerësimit të problemeve të gjyqësorit në Shqipëri dhe problemeve të zgjedhjeve dhe krimit organizuar.
Kongresmenin Pete Sessions Kryetar i Komisioni i Mbikëqyrjes së Kongresit për Operacionet e Qeverisë, Kongresmenin Robert Aderholt Kryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongres, Kongreswoman Virginia Foxx Kryetare e Komitetit të Rregullave në Kongres, Kongresmenin Jonathan Jackson, Kongresmenin Juan Vargas, si dhe me përfaqësues të Komitetit për Drejtësinë.
Në këto takime biseduam për situatën e rëndë politike në Shqipëri manipulimin e zgjedhjeve të denoncuar qartë nga raporti i ODHIR, krimi i organizuar lidhur me kartelet e drogës dhe ndikimi tyre i fuqishëm në politikë dhe qeveri, korrupsioni i qeverisë dhe veçanërisht përdorimi politik i gjyqësorit për të shkatërruar opozitën.
