Talenti shqiptar i Lecces, Medon Berisha ka përfunduar në radarët e Lazios. Klubi kryeqytetas po ndjek me interes situatën e mesfushorit dhe mund të bëjë ndonjë ofertë, për ta afruar në këtë mënyrë në skuadër.

Lacialët kanë probleme në repartin e mesit të fushës, aty ku pikërisht duan të investojnë. 21-vjeçari shqiptar, duhet thënë që nuk është në formën më të mirë të mundshme, për shkak dëmtimi. Në këtë sezon, Medon Berisha ka luajtur 6 ndeshje me Leccen në kampionat.

Futbollisti numëron 3 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, sakaq ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb