Lecce fitoi 0-1 ndaj Fiorentinës në Firenze.  Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori i kombëtares, Medon Berisha, në pjesën e parë.

Pas kësaj disfate tashmë është në rrezik stoli i trajnerit të Fiores, Stefano Pioli. Në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Piolit ka marrë vetëm një pikë.

Në këtë sezon, Fiorentina ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe renditet në vendin e parafundit.

Sa i takon fatit të Piolit, drejtuesit e klubit do të mblidhen javën e ardhshme për të marrë një vendim.

Goli i Medon Berishës:

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb