Pavarësisht se në një kohë të shkurtër do të sjellë në jetë fëmijën e tij, Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Machine Gun Kelly. Megan Fox zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, me njerëzit e afërt të tyre që zbuluan se ai e kishte tradhtuar.
Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë, të cilët i kishte nga martesa e mëparshme me të.
Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur ate nga jeta e saj”, tha një mik i aktores.
Pregnant Megan Fox and ex MGK aren’t in contact as her due date approaches: report https://t.co/aaDos6kvf6 pic.twitter.com/h8ftfNwuJR
— Page Six (@PageSix) January 28, 2025
Pasi e përshkroi marrëdhënien mes tyre si të “ngrirë” sot, ai vuri në dukje se nuk e di se si do të veprojë Machine Gun Kelly kur të lindë fëmija i tij. Nga ana e tij, muzikanti mohon akuzat se ka tradhtuar Megan Fox.
Madje në deklaratat e fundit ai shprehu dëshirën për të rritur bashkë fëmijën e tyre. “Ai e ka kontaktuar sepse e do shumë. Nuk kishte asnjë pabesi nga ana e tij. Ai nuk dëshiron asgjë më shumë se të paktën të rrisin këtë fëmijë së bashku,” shpjegoi së fundmi një burim i Machine Gun Kelly.
