Meghan Markle dhe Princi Harry shkëmbyen një puthje në fund të një dite emocionuese poloje në Sfidën Royal Salute Polo në Wellington, Florida.

Pas triumfit të ekipit të Harry-t, Meghan me krenari i dhuroi atij një trofe dhe çifti ndau një puthje.

Meghan dhe Harry shfaqen publikisht pas shumë kohësh dhe s’e

Dëshmitarët e përshkruan Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it si të dashur dhe të gëzuar gjatë gjithë ngjarjes, dhe Meghan shkëlqente teksa mbështeti Harry-n në ditën e tij fitimtare.

“Ata ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin”, tha një burim për PEOPLE. “Meghan dukej vërtet e lumtur. Ata u mbajtën për dore kur arritën dhe biseduan me të gjithë atje. Ishte nata e Harry-t për të shkëlqyer dhe Meghan ishte shumë mbështetëse.”

Momenti i tyre intim i bëri jehonë ishte i ngjashëm me atë që ndodhi pak kohë pas dasmës së tyre mbretërore, kur Meghan i dha një puthje urimi Harry-t në një ndeshje bamirësie polo, në korrik 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb