Pak ditë më parë Buckingham Palace publikoi një foto në të cilën shfaqej çiftin Charles dhe Camilla duke pozuar përkrah Princit William dhe Kate Middleton.

Shumë e interpretuan këtë portret si një deklaratë të qartë të pozicionit që Princi i Uellsit do të luante tani e tutje në mbretëri. Megjithatë, kishte disa që vunë në dukje mungesën e djalit të dytë të Charles, Harry dhe gruas së tij Meghan në foto.

Mbrëmjen e djeshme, pothuajse dy ditë pas postimit të fotos së mësipërme, Harry dhe Meghan Markle postuan dy portrete të tyre duke i treguar të kapur ëmbël për dore. Ata që janë të përfshirë në qarqet mbretërore besojnë se kjo lëvizje e veçantë është një përgjigje ndaj fotos së babait dhe vëllait të Princit Harry.

Fotot janë postuar të hënën mbrëma (3 tetor) dhe janë nga eventi One Young World i mbajtur më 5 shtator. Fotografi është miku i çiftit Mark Harriman, i cili ndër të tjera ka fotografuar Rihanna, Tom Cruz dhe Giorgio Armani.

Çifti në të dyja fotot është kapur për dore – një lëvizje e interpretuar si një përgjigje ndaj vendimeve të familjes mbretërore dhe duke deklaruar se Princi Harry do të qëndrojë në krah të gruas së tij.

Në fotot që kanë bërë xhiron e internetit që prej mbrëmjes së djeshme, Meghan Markle ka veshur një komplet të kuq të përbërë nga një bluzë me kravatë në qafë të markës ekologjike Another Tomorrow dhe një palë pantallona pëlhure me bel të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb