Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, do të nderohet me çmimin Gracie për podkastin e saj ‘Archetypes’, i cili debutoi vitin e kaluar.
Çmimet Gracie jepen nga Fondacioni Aleanca e Grave në Media, një organizatë bamirëse që mbështet rolin e grave në media. Meghan Markle u emërua prezantuesja më e mirë gjatë 12 episodeve të podcast-it.

“Faleminderit Fondacionit Aleanca për Gratë në Media” për këtë nder të rëndësishëm.

Ky është një sukses që e ndaj me ekipin që qëndron pas “Archetypes” – shumica prej tyre janë gra – dhe të ftuarit frymëzues që më shoqëronin çdo javë”, tha Dukesha në një deklaratë në faqen e internetit të Fondacionit Archewell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb