Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix, “With Love, Meghan”.

Në rrëfimin e saj, Dukesha e Sussex tregoi se në vitin 2016, gjatë ditëve të para të njohjes, ishte Harry ai që i tha i pari “Të dua”.

Ky moment i rëndësishëm ndodhi gjatë një udhëtimi në Botswana, ku ata qëndruan për pesë ditë.

Meghan kujtoi se kjo përvojë i ndihmoi të njiheshin më mirë, përballë natyrës dhe larg syve të publikut.

Në një bisedë me Tan France nga Queer Eye, Meghan pranoi se Harry foli i pari, ndërsa ajo nuk i fshehu emocionet dhe e mori me humor reagimin e mikut të saj.

Ky ishte vetëm një nga kujtimet personale që Markle solli për publikun, duke treguar anën intime të lidhjes së tyre.

Seriali gjithashtu përqendrohet te jeta e re e çiftit në Kaliforni me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Pasi janë tërhequr nga detyrat mbretërore dhe mbeten të distancuar nga familja e Harryt, ata kanë zgjedhur të tregojnë historinë e tyre përmes platformave si Netflix, duke ndarë momente familjare dhe angazhime bamirësie./Telegrafi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb