Cristian Shpendi zhvilloi sezon pozitiv te Cesena, ku në këtë sezon të Serie B realizoi 11 gola. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se do donte të qëndronte te kjo skuadër.

“A do të qëndroj? Nuk e di, por kam shumë dëshirë” – tha Shpendi.

Për tuttocesena.it, Shpendi komentoi edhe penalltinë e humbur ndaj Catanzaros në “Play off”. “Gjithë natën mendova për ndeshjen ndaj Catanzaro-s, për penalltinë time të humbur. Zakonisht shikoj vetëm përpara, jam dikush që i pëlqen ta kthej faqen shpejt. Këtë herë, megjithatë, plaga është shumë e madhe” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb