Eliminimi i turpshëm përballë Marokut ka bërë që Luis Enrique të përfundoj nën akuzë. Tifozët, mbi të gjithë ato madrilen, por dhe mediat, bëjnë përgjegjës trajnerin për këtë dështim, vendimet e tij, ku shpërfilli në mënyrë absurde lojtarët e Real Madrid, por dhe skemën e aplikuar, tiki-taka pafund, por një futboll jo efikas, aq sa përballë Marokut goditën vetëm dy herë kuadratin.

Federata Spanjolle është në pritje të dorëheqjes së Luis Enrikes, ndërsa vetë trajneri po merr më shumë kohë për të dalë me një vendim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të përditshmet spanjolle e kanë kthyer në qendër të shënjestrës duke sjellë për lexuesit disa nga mëkatet e Luis Enrike, por dhe dilemën e tij për të ardhmen: “Mëkatet e furive të kuqe”, shkruan AS në faqen e parë: “Luis Enrike ftoi vetëm një 9-ç”, Alvaro Morata-n, por u përdor në tre ndeshje, vetëm në njërën prej tyre titullar.

“Luis Enrique vendos”, shkruan Sport në faqen e parë. Trajneri po vlerëson të vijoj ose jo bashkëpunimin me Federatën, brenda vitit palët priten të dalin me një vendim. Të njëjtën linjë janë dhe dy të përditshmet e tjera, Mundo dhe Marca: “Dilema Lucho”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: