Kaosi dhe trazirat që po ndodhin këtë periudhë në Meksikë po shqetësojnë pafund edhe botën e futbollit, mbi të gjitha FIFA-n, pasi Meksika është dhe një nga 3 vendet që do të mirëpres Botërorin “FIFA2026”, por edhe disa ndeshje përpara startit të këtij turneu. Së fundi, dy federata i janë drejtuar me një letër zyrtare FIFA-s duke shprehur shqetësimin e tyre për situatën që po ndodh në Meksikë.
Federata e parë është ajo e Bolivisë që kërkon nga FIFA të shtojnë masat e sigurisë në prag të ndeshjeve të fazës “play-off”. Bolovia së bashku me Xhamajkën, Irak, Kongon, Kaledonian e Re dhe Surinamin janë ende në lojë për të siguruar një biletë për në Botëror, 6 përfaqësuese për 2 bileta. Bolivia do të luajë kundër Surinamit më 26 mars në Monterrey, në kryeqytetin e Meksikës.
Të njëjtin shqetësim ka edhe Federata Portugeze e Futbollit pasi Ronaldo me shokë do të zhvillojnë një takim miqësor pikërisht kundër Meksikës në Meksiko City, në stadiumin “Azteka”. Edhe Federata Portugeze i është drejtuar FIFA-s me një letër zyrtare ku kërkon shtimin e masave të sigurisë pasi Meksika është përfshirë nga një vale e madhe trazirash fill pas vrasjes së narkotrafikantit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur me nofkën El Mencho.
