Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një tubacion që i përkiste kompanisë së naftës Pemex shpërtheu në Isthmin e Tehuantepec, në shtetin e Oaxacës, Meksikë , njoftoi guvernatori i shtetit, Salomon Jara, nëpërmjet platformës X.

Jara tha se të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, duke shtuar se shpërthimi ndodhi në lokalitetin Loma Larga, në komunën El Barrio de la Soledad.

Jara tha se zjarrfikësit iu përgjigjën menjëherë aksidentit. Ekipet e emergjencës po ndërmarrin masa për të minimizuar rrezikun.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb