Rreth 60 varre masive me të paktën 129 trupa në to u gjetën orët e fundit në Meksikë. Ministri i drejtësisë së Meksikës ka bërë me dije se autoritetet në vend kanë zbuluar të paktën 60 varre masive me 129 trupa në qytetin e Iguala, në jug të shtetit.

Zbulimi u bë në kuadër të hetimeve të nisura pas zhdukjes së 43 studentëve, që me shumë mundësi janë vrarë dhe më pas trupat e tyre janë djegur. Sipas ministrit meksikan të drejtësisë kufomat e gjetura në varre me shumë mundësi mund të jenë akoma më shumë nga ata të gjetur deri më tani.

Meksika është një vend ku siguria e jetës në disa zona është mjaft e pasigurt, për shkak të luftës mes karteleve të drogës dhe dominimit të krimit në rrugë.

(g.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb