SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, kanë nisur vizitën treditore në Britani. Takimi i parë ka qenë me mbretëreshën Elisabeth dhe më pas do të marr pjesë në një organizim shtetëror.
Kjo vizitë, vjen në kohën kur Britania po përballet me krizë politike, për shkak të Brexit-it dhe vendimit të kryeministres, Theresa May për t’u larguar nga pozita.
Gjatë udhëtimit të Zonjës së Parë në Londër nuk mund të mungonin kapelet në garderobën e saj. Mbretëresha e Elisabeth kishte oraganizuar një pritje në kopshtin e Buckingham Palace. Melania kishte veshur një fustan të bardhë elegant ‘Dolce & Gabbana ‘me një kapele po aq elegante.
(BalkanWeb)
