NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr mëlçi pule

4-5 thelpinj hudhër

1 kokërr qepë

2 kokrra patate

½ spec të kuq

100 ml verë të bardhë

2 gjethe dafine

3 lugë gjelle salcë soje

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Në një tigan kaurdisim në vaj ulliri hudhrat dhe qepën. Më pas shtojmë mëlçitë, gjethet e dafinës, salcën e sojës, specin dhe patatet të prera në kubikë. E rregullojmë me kripe dhe piper dhe e kaurdisim për pak minuta. Më pas gatimin e shuajmë me verë të bardhë duke shtuar dhe pak ujë dhe e lëmë të ziejë për 25 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: