Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila zhvilloi sot një vizitë në Beograd ka thënë se për vendin e saj është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes evropiane. Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Meloni tha se Italia do të jetë përkrah Serbisë në rrugën europiane të saj.

Ajo ka përmendur edhe dialogun Kosovë -Serbi duke theksuar se Roma e mbështet fort këtë proces.

“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vijë deri te realizimi i të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” ka thënë ajo. “ Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’i zgjidhim në mënyrën e duhur” ka theksuar Meloni.

Italia i është bashkuar Francës e Gjermanisë në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këto tri shtete kanë propozuar një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në takimet që Kryeministri Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kanë pasur me tre liderët europianë Meloni, Macron dhe Sholz janë zotuar se do ta zbatojnë propozimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb