Opozita italiane ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministres Georguia Meloni ku sulmoi RAI3 dhe emisionin “Report”, ndërkohë që mbrojti kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kërkoi suport për të.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.
“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ngelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e mjerë dhe Italinë e mjerë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me perde”, – shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: