Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky në Romë.

Meloni ka theksuar se mbështetja për Ukrainën nuk do të mungojë.

“Ne e konsiderojmë mbështetjen për Ukrainën si me rëndësi strategjike, siguria e Evropës është gjithashtu në rrezik. Italia synon të kontribuojë me qëllim arritjen e zgjidhjeve të pranuara bashkërisht që mund të mbrojnë sovranitetin e Kievit. Në grupin e vendeve G7, ne do të vazhdojmë të promovojmë masa për të ushtruar presion ekonomik mbi Rusinë dhe do të punojmë për të garantuar mbështetje ekonomike për Ukrainën, siç është vendosur nga Këshilli Evropian”, shtoi kryeministrja italiane.

Meloni, në të njëjtën kohë theksoi se vendi i saj shpreson që procesi i pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian të fillojë dhe se Italia dëshiron të zhvillojë prodhim të përbashkët të dronëve me Kievin, “një sektor në të cilin Ukraina ka siguruar një rol me rëndësi”.

Presidenti ukrainas dhe kryeministri italiane, u ndalen gjithashtu edhe te lufta në Iran.

“Ne vazhdojmë të besojmë në armëpushimin, shpresojmë që procesi i paqes të mund të rifillojë, edhe nëse e gjithë situata nuk është e lehtë. Kujtoj solidaritetin që dy vendet tona kanë treguar, veçanërisht ndaj shteteve të Gjirit”, tha Meloni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: