Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ndodhet për një vizitë dyditore në Britani. Kryeministrja italiane do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Në fokus të bisedimeve është njoftuar se do të jetë lufta në Ukrainë, për të cilën ka theksuar se nuk do të mungojnë mbështetja për Ukrainën.

Gjithashtu qëllimi i kësaj vizite është të forcohet bashkëpunimi mes Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në fushën e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb