MEMALIAJ – Dy persona janë vënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja u shënua në Memaliaj, ku policia zbuloi 2500 rrënjë kanabis sativa, në dy parcela në lagjen Rërëz, fshati Krahës 1.

Nga hetimet rezultoi se sasia e bimëve narkotike ishte kultivuar nga dy të rinjtë Denardo Dervishi 18 vjeç dhe Andi Hysi 17 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës u gjet edhe një armë zjarri Pushkë 20-she, me krëhër me 13 fishekë.

Policia bën me dije se bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: