Një 71-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë dalja nga rruga e motomjetit  që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, duke shkaktuar vdekjen e tij menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb