Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kritikuar sot nga fermerët në lidhje me tensionet brenda PD dhe qëndrimet ndaj Ervin Salianjit.

Ai është shprehur se fakti që Ervin Salianji mendon ndryshe, nuk duhet të quhet arsye që ai të shpallet i vetëpërjashtuar nga partia.
Ndërkohë Berisha ka akuzuar ish-deputetin Salianji se ka qëndrime ndryshe, pasi ndërkohë që ai akuzonte Ergys Agasin, ata drekonin bashkë.

Fermeri
: Jam një prej atyre që kanë formuar PD në zonë, dhe ne quhemi Parti Demokratike që ka demokraci brenda vetes, ne shikojmë se ju keni dalë me atë sloganin që dikush është vetëpërjashtuar. Mendimi ndryshe nuk mendoj të jetë i vetpërjashtuar. Ne jemi pak të ndahemi dhe të përhapim konflikte brenda PD-së.

Berisha:
Kjo parti që në themelim e derisa të jetë e gjallë do të jetë 100 për qind e hapur për mendimin ndryshe pa asnjë diskutim. Por çdonjëri prej nesh duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe.
T’i marrim me radhë. Nëse ti në forumet e partisë shtron çdo lloj mendimi, nuk do të ketë njeri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin nuk do të jesh më pjesë e kësaj partie. Nëse ditën para zgjedhjeve bën thirrje të votohet deputeti kundërshtar, besoj se je ndarë me këtë parti.Nëse t’i del dhe ditën para zgjedhjeve bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, besoj se je ndarë me këtë parti. Ky është qëndrim pra nuk kemi të bëjmë më me mëndin ndryshe. Nëse ti ke mbajtur një post dhe ekspozohesh një javë rresht me deputeten kundërshtare, ti pra ke bërë zgjedhjen tënde. Dhe ka edhe një gjë tjetër, nëse brenda 4 orëve një TV, publikon për t’y nga zyra e Ramës 16 lajme, që nuk i bën dot njeri në Europë, ti ke marr një rol të gabuar. Nuk është roli që të përket. Sepse është një keqpërdorim që i bën mafies së medias Edi Rama për qëllime personale. Theksoj se ne duhet të jemi të drejtë, dhe të drejtë jemi kur të respektojmë investimin që t’i ke bërë. Ti ke bërë investim në PD, po e shkelmove vetë, ajo është puna jote. Por që ne të mohojmë investimin nuk ia mohojmë kurrkujt. Anëtar Kryesie e kishim djal i ri, por rrethanat e sollën në mënyrë që nuk mund të ishte në listëne deputetëve dhe ai shkon e bëhet Drejtor Hipoteke në Vlorë. Çfarë t’i them unë, nuk e prisja. Ata e mbajtën dy muaj dhe e flakën.
Tjetri sekretar politik i Degës së Durrës dhe punon për kandidatin tjetër. Kurse zotëria tjetër doli nga burgu, më vjen në zyrë dhe thotë do të marr një mendim. I kam shkuar edhe në burg dhe mirë kam bërë. Në dokumentet zyrtare të partive tona është i burgosur politik. Me vjen më thotë se më kërkojnë “të firmos një dokument që nuk do të vras Fatmir Xhafën”…Unë i them mos e firmos sepse me këtë pranon fajësinë nuk ke pasur asnjë sherr personal. Por megjithatë i thashë vendose vetë, por meqë më pyete unë them jo. Por ky pas një jave erdhi , u lirua u gëzova. A e firmose jo? Më pas unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me të…Nuk ka rëndësi drekimi mirë nuk është por mëkat nuk është dhe momentin që doli raporti ndërkombëtar bëjmë mbledhjen e Kryesisë. Mblidhet kryesia i them duhet të hidhemi në aksion. Në këtë kohë ai del veçmas dhe thotë duhet të hidhet në aksion PD. Më pas demokratët mesazhe mua, i kërcënonte Suel Çela…Unë nuk kam dëshirë të përmend emër krimineli, por nuk pranohem kurrë me asnjë akt. S’mund të përdorësh Suel Çelën për të kërcënuar dhe për këtë arsye që në atë moment i kam thënë tani ke përjashtuar veten nga partia. Këta janë gjithsej 10-15…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb