Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha se sjellja e kryeministrit Edi Rama këtë të enjte në Kuvend ishte qesharake dhe se qëndrimi i tij në lidhje me Bordin e Paqes, është një tentativë për të ndikuar në drejtësi.
“Rama do t’i tregojë opinioni publik në Shqipëri së do të shpëtojë nga drejtësia. Por kjo është mashtrim. Rama mendon se gjithë bota dhe Perëndimi funksionin si në Shqipërinë. Mendon se funksionon si Republikë bananesh siç është në Shqipëri ku nuk ka drejtësi. Megjithatë unë mendoj kjo drejtësi është si ai shejtani që ka ndalë nga shishja dhe Rama nuk e fut dot më brenda. Ajo që po bën Edi Rama ka lidhje me drejtësinë. Deklarata e Ramës në parlament, për të shitur letrën e Bordit të Paqes si arritje, lidhet me tentativën e Ramës për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Shehaj.
Ekspozimi i kryeministrit Edi Rama me Ivanka Trump?
Agron Shehaj: Tentativa e Ramës është për të ndikuar në drejtësi. Është vendim i rëndësishëm është ai që do merret nga Gjykata Kushtetuese. Pra ne do kuptojmë nëse Rama mund të mbrohet me ato 83 mandate që përmend vazhdimisht apo është i ekspozuar para ligjit si çdo qytetar tjetër. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë të bëjnë me fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
