Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.

Bardhi u shpreh se pati mundësinë të takojë miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës me të cilët ndanë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Pjesmëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb